PEJA

BOROZANI/ Edrin Shkuliqi
Peja rikthen shkëlqimin
7 April, 2013 @20:40
Peja i është rikthyer fitoreve pas dy humbjeve të fundit ndaj RTV 21-shit dhe Sigal Prishtinës. Liderja e BKT Superligës e mposhti kampionin aktual, Trepçën, duke i dhënë kështu edhe një goditje mitrovicasve në rrugë drejt sigurimit të një vendi në playoff. Borozani.com
Loja filloi me serinë e shpejtë 9-2 të Pejës, por pas reagimit të trajnerit Pançe Milevski me një minutë pushim, çereku i parë i ndeshjes përfundoi me rezultat 16-17 për Trepçën.
Në çerekun e dytë dhe të tretë loja individale të basketbollistëve xehetar nuk kishte sukses, ndërsa verdhezinjtë e shfrytëzuan këtë siç është më së mirë duke e ngritur epërsinë deri në 18 pikë, 59-41.
Dueli Berisha - Hajrizi!
Në periudhën e fundit të ndeshjes në skenë u paraqit dueli ndërmjet Dardan Berishës dhe Drilon Hajrizit. Që të basketbollistët në 10 minutëshin e fundit shënuan nga 15 pikë secili duke u bërë kështu koshashënuesit më të mirë të skuadrave të tyre.
Në fund të ndeshjes Dardani e përmbylli takimin me 28 pikë të shënuara, derisa Driloni ishte një kërcim larg shifrave double-double, duke realizuar 23 pikë dhe 9 kërcime.
Javën e ardhshme Peja do ta luajë derbin e katërt rresht, ku do të takohet me Sigkos Bashkimin në Prizren, derisa Trepça synon fitoren ndaj Sigal Prishtinës për të qenë sa më afër playoffit.
PEJA (Statistikat individuale)
1 | Dardan Berisha | 28 pikë | 3 kërcime | 1 bllokadë |
2 | Gerti Shima | 18 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
3 | Vigan Radoni | 10 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
4 | Cyril Awere | 8 pikë | 7 kërcime | 1 bllokadë |
5 | Alban Veseli | 5 pikë | 2 kërcime | 1 bllokadë |
6 | Samir Shaptahovic | 4 pikë | 5 asistime | 4 kërcime |
7 | Harouna Mutombo | 4 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
8 | Valdet Grapci | 4 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
9 | Ersid Luca | 2 pikë | 1 bllokadë |
TREPÇA (Statistikat individuale)
1 | Drilon Hajrizi | 23 pikë | 9 kërcime | 1 asistim |
2 | Ryan White | 16 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
3 | Fikret Hanxhiç | 10 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
4 | Valdrin Haxhiu | 7 pikë | 6 kërcime | 1 bllokadë |
5 | Gazmend Asllani | 7 pikë | 2 kërcime | |
6 | Daniel Milanovski | 5 pikë | ||
7 | Besnik Azemi | 1 pikë | 4 kërcime | |
8 | Imer Tahiri | 1 asistim | ||
9 | Korab Prekazi | 1 kërcim |