KARAGAÇ

BOROZANI
Edhe sonte derbi
7 April, 2013 @12:33
Sonte zhvillohen edhe tre ndeshje tjera të BKT Superligës së basketbollit, ndërsa derbi luhet në palestrën Karagaç të Pejës. Takohen Peja dhe Trepça, lideri i sivjetshëm i ligës dhe kampioni aktual.
Pas humbjeve të Pejës nga RTV 21 dhe Sigal Prishtina, edhe Trepça e rikthyer në formë me Drilon Hajrizin është duke e kërkuar fitoren, por pejanët në anën tjetër kërkojnë fitore gjithashtu.
Dardan Berisha sonte do të kërkojë që të rikthejë skuadrën e tij në binarët e fitoreve para ndeshjeve të Play-Offit.
Derisa stinorin e kaluar Trepça e fitonte Pejën në çdo lojë me çiftin Jaleel Nelson - Drilon Hajrizi, përballë dyshes pejane Dustin Scott - Mario Edwards, sivjet po ndodhë e kundërta. Peja ka fituar të gjitha ndeshjet ndaj Trepçës dhe këtë e pret edhe sonte.
Trepçës fitorja i nevojitet edhe për një arsye tjetër tejet të rëndësishme. Kampionit aktual po i rrezikohet Play-Offi, pas fitoreve të RTV 21 ndaj skuadrave të TOP katërshes.
BKT SUPERLIGA, SONTE:
19:00, Karagaç, Pejë | Peja - Trepça | 3-0, Rezultati i përballjeve të deritashme | Gjyqtarë: A. Rifati, A. Vula dhe Xh. Mumini |
19:00, Jeton Tërstena, Vushtrri | Kosova V - Bashkimi | 0-3, Rezultati i përballjeve të deritashme | Gjyqtarë: M. Gashi, H. Grezda dhe Xh. Beqiri |
20:00, Bashkim Selishta, Gjilan | Drita - Vëllaznimi | 2-1, Rezultati i përballjeve të deritashme | Gjyqtarë: A. Hoxhaj, U. Hasani dhe H. Hasani |