Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TELEBOYS

Buzëqesh playoffi!

BOROZANI/ Erdis Driza

Buzëqesh playoffi!


6 April, 2013 @22:23

RTV 21 është skuadra e tretë, pas Pejës dhe Sigal Prishtinës, që ka shënuar fitore kundër të gjitha skuadrave të BKT Superligës.

Ekipi i trajnerit Adin Adinovic arriti të fitoj kundër Sigal Prishtinës, të cilën e mposhti me rezultat të thellë 71-57 në ndeshjen e luajtur në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Pikët e para të ndeshjes u realizuan nga Edmond Azemi, i cili shënoi për dy pikë nga afërsia. Pikët e Azemit ishin pikët e vetme të shënuar nga loja në çerekun e parë për Sigal Prishtinën, e cila nuk ishte aspak efikase. Rezultati i kësaj periudhe ishte 15-6 në të mirë të 21-shit, ndërsa Kendrick Jones me 10 pikë ishte i pandalshëm për mbrojtjen e bardhekaltërve.

Jones i vetëm, më shumë se krejt Prishtina!

 

Dominimi i 21-shit vazhdoi edhe në çerekun e dytë, i cili përfundoi me epërsi prej 20 pikëve, 38-18, kurse Jones përsëri ishte enigmë e pazgjidhur për Prishtinën pasi shënoi dy pikë më shumë (20) se krejt skuadra e Sigal Prishtinës pas 20 minutave lojë.

Me treshat e Fahri Brecës dhe amerikanit Alvin Snow, Sigal Prishtina e ngriti tempon e lojës, me ç‘rast edhe u ngushtua sado pak rezultati në fund të çerekut të tretë 54-38. Mirëpo përjashtimi në këtë çerek i Edmond Azemit dhe i Fahri Brecës nga loja për shkak të 5 gabimeve personale, e vurri në telashe të thella trajnerin turk, Ahmet Kandemir.

Në çerekun e katër 21-shi luajti lojë të menqur duke organizuar sulme të gjata, ndërsa tentimet e shumta për tre pikë të Sigal Prishtinës nuk e qëlluan cakun.

Në fund, Teleboysat e realizuan edhe një senzacion duke ia shkaktuar humbjen e parë Prishtinës së Ahmet Kandemirit. Ky i fundit pas ndeshjes nuk i zgjati as dorën homologut të tij, Adin Adinovic.

Tabela aktuale dhe rezultatet.



RTV 21 (Statistikat individuale)

1 Kendrick Jones 33 pikë 9 kërcime 2 asistime
2 Ersan Ozseven 16 pikë 6 kërcime 1 bllokadë
3 Urim Zenelaj 12 pikë 8 kërcime 2 asistime
4 Brandon Roberson 8 pikë 2 asistime 2 kërcime
5 Elvan Iljazi 2 pikë 3 kërcime 1 asistim


SIGAL PRISHTINA (Statistikat individuale)

1 Alvin Snow 14 pikë 3 asistime 3 kërcime
2 Fisnik Rugova 10 pikë 3 kërcime
3 Fahri Breca 8 pikë 4 asistime 1 kërcim
4 Julian Terrell 6 pikë 12 kërcime 1 bllokadë
5 Edmond Azemi 6 pikë 5 kërcime
6 Akida McLain 6 pikë 3 kërcime
7 Leonard Mekaj 3 pikë
8 Granit Rugova 2 pikë 3 kërcime
9 Hekuran Binxhija 2 pikë 1 kërcim

PRISHTINË

Derbi lokal, sonte

FBK Superliga

Derbi lokal, sonte

06/04/13 @ 11:42

BASKO

Kejuan, më i miri i marsit

FBK Superliga

Kejuan, më i miri i marsit

06/04/13 @ 10:17

PRISHTINA - PEJA

Prishtina fiton derbin

FBK Superliga

Prishtina fiton derbin

04/04/13 @ 21:18

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: ZVICRA-KOSOVA

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

30/07/23 @ 13:13

PLAY ME PËRVOJË

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

FBK Superliga/International/Transfere

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

30/07/23 @ 11:43

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

RIKTHEHET TE EKIPI I ZEMRËS

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

FBK Superliga/Transfere

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

29/07/23 @ 10:09

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50

I HUAJI I TRETË NË EKIP

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

FBK Superliga/International/Transfere

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

24/07/23 @ 11:03

NJOFTIMI I FBK-së

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

FBK Superliga

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

21/07/23 @ 12:48


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga