KRYEQYTET

BOROZANI/Erdis Driza
Prishtina fiton derbin
8 March, 2014 @16:39
Skuadra kampione, Prishtina, ka arritur të shënojë fitore ndaj mitrovicasve në derbin e xhiros së parë pranverore të Superligës.
Prishtinasit kanë arritur të tundin rrjetën e Trepçës tek në pjesën e dytë të ndeshjes, kur Isuf Llumnica shënoi për epërsinë fillestare, derisa në fund edhe Driton Krasniqi shënoi për të vulosur fatin e derbit 2-0.
Me këtë fitore Prishtina i është afruar në 7 pikë Llamkos Kosovës lidere, duke kaluar edhe Ferizajin e Drenicën në tabelë që barazuan dje.
Fitore vitale për ‘pampurët’
Në ndehsjen tjetër të zhvilluar sot ekipi i fundit në tabelë Fushë Kosova, ka arritur që të shënojë fitore të madhe ndaj Besës së Pejës me golin e futbollistit me përvojë Premton Muja.
Me golin e Mujës, ‘pampurët’ i janë gëzuar fitores së katërt në kampionat dhe tani janë barazuar me pikë me Hajvalinë (pushon këtë xhiro) dhe Ferronikelin, që luan nesër.
Nesër zhvillohen edhe dy ndeshjet tjera të Superligës ku takohen Ferronikeli me Llamkosin lider si dhe Trepça 89 me Dritën.
Rezultatet dhe tabela aktuale.