NERAZZURRI

REUTERS
Inter synon Torresin
8 March, 2014 @12:53
Pas kompletimit të transferimit të qendërmbrojtësit serb nga Manchester United, Nemanja Vidic, skuadra e Interit ka filluar të mendoj në përforcime për sulm.
Sipas të përditshmes angleze, Daily Mail, synimi i Interit është sulmuesi i Chelseat, Fernando Torres, për të cilin thuhet se ekipi zikaltër është i gatshëm të paguaj rreth 20 milionë funte.
Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, është duke kërkuar transferimin e Diego Costas apo të Radamel Falcaos, dhe në rast të realizimit të ndonjërit prej këtyre transferimeve atëherë largimi i Torresit mund të jetë i pashmangshëm.