MIQËSORJA E RADHËS

BOROZANI/Erdis Driza
Pas Haitit, Turqia!
7 March, 2014 @13:44
Takimi i sotëm i kryetarit të FFK-së Fadil Vokrri me përzgjedhësin turk, Fatih Terim ka shkuar në mënyrë më të mirë të mundshme.
Kështu, pritet që Kosova të luaj ndeshje miqësore me Turqinë në datat 20 ose 21 maj, gjë e cila ka mbetur të përcaktuar, bën të ditur RTV 21.
Dakordimi i palëve pritet të ndodh brenda ditës, derisa njoftimi zyrtar pritet të bëhet pasi që të kryhen të gjitha detajet e ndeshjes.
Turqia në vitin 2002 ka arritur që të stoliset me medalje të bronztë në Kampionatin Botëror në Kore dhe Japoni, derisa kishte marrë vendin e tretë, ku Brazili fitoi kampionatin e Gjermania doli e dyta.
Kosova, ditë më parë pas ndeshjes miqësore të parë zyrtare ndërkombëtare ndaj Haitit, ka kaluar të gjitha testet e organizimit të një ndeshjeje të tillë dhe ka marrë notë tejet të mirë nga FIFA, 8 nga 10 të mundshme.
Kosova barazoi në miqësore ndaj Haitit 0-0 në ndeshjen e zhvilluar në Adem Jashari të Mitrovicës, derisa Turqia kishte mposhtur Suedinë 2-1.