Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PORTIERI

Ter Stegen i Barcelonës

REUTERS

Ter Stegen i Barcelonës


7 March, 2014 @12:16

Barcelona ka rënë dakord për transfermin e portierit gjerman, Marc Andre ter Stegen, për një shumë prej 9 deri në 12 milionë euro, duke i shtuar kësaj edhe dy ndeshje miqësore me Borussia Monchengladbachun. 

Zgjidhja problematike

Pas mosvazhdimit të kontratës së portierit ekzistues, Victor Valdes, Barcelona u hodh në treg për të kërkuar portier specifik që i përshtatet lojës së saj dhe pas sortimit të disave si Pepe Reina, Marc Andre ter Stegen dhe David De Gea - është marrë vendimi që të bisedohet me gjermanin. 

Ter Stegen tani më pritet të nënshkruaj kontratë deri në qershor të vitit 2019 me ekipin katalonas, derisa 21 vjeçari cilësohet si më i miri që mund të adaptohet në lojën e Barcelonës. 

I ri dhe me përvojë

Ter Stegen që është prodhim i shkollës së futbollit të Borussia Monchengladbachut, ka debutuar në stinorin 2010/11 te ekipi i tij senior dhe që prej atëherë ka pasur mbi 100 paraqitje në Bundesliga përkundër moshës së re që ka.  


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga