FFK

BOROZANI/ Erdis Driza
Vokrri në Turqi, takim me Demiroren dhe Terim
6 March, 2014 @20:16
Pas testit të kaluar ndaj Haitit, Fadil Vokrri bashkë me Eroll Salihun sot kanë udhëtuar për në Turqi.
Sipas një njoftimi të botuar pak më parë në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës, dyshja kryesore e futbollit kosovar aty do të takohet me njeriu e parë të futbollit të Turqisë, kryetarin Yildirim Demiroren dhe përzgjedhësin e reprezentacionit të Turqisë, Fatih Terim.
Takimi do të zhvillohet nesër më 7 mars, ndërsa mediat spekulojnë se përkundër bisedave tjera që mund të kenë do të shikohet edhe mundësia për të aranzhuar një miqësore Kosova-Turqia.