PRANVERA

BOROZANI/Erdis Driza
Pranvera e Superligës, nis nesër
6 March, 2014 @13:48
Pranvera në Superligë nis në Ferizaj. Skuadra që e përfundoi stinorin në vend të dytë të tabelës në vjeshtë, në mungesë të treshes kryesore që shkatërruan kundërshtarët gjatë pjesës së parë të stinorit, do të përballet me Drenicën.
Astrit Fazliu dhe Shkëmbim Salihu më nuk janë pjesë e ekipit bardhekaltër nga Ferizaji, derisa trajneri Bylbyl Sokoli ka afruar në ekip sulmuesin me përvojë Berat Hyseni.
Sidoqoftë ata nuk do të kenë punë të lehtë ndaj Drenicës, që gjithashtu ka pasur përfundim të mirë të vjeshtës, kur mirret parasysh seria e tyre e pamposhtshmërisë nën drejtimin e Afrim Jasharit.
Në përballjen e parë të stinorit, Drenica kishte mposhtur ferizajasit në xhiron e VII të kampionatit 3-1 në Bajram Aliu.
Ndeshjet tjera të Superligës zhvillohen të shtunën dhe të dielën derisa mungesa e Hysit, pas shuarjes së klubit, do ta lë Hajvalinë që të pushojë në xhiron e parë pranverore apo të XVIII të kampionatit.
Xhiroja e radhës dhe tabela aktuale, përfshirë edhe Hysin.
SUPERLIGA, Xhiroja XVIII, Orari:
14:00 e premte, Ferizaj | Ferizaj-Drenica | ||
14:00 e shtunë, Prishtinë | Prishtina-Trepça | ||
14:00 e shtunë, Fushë Kosovë | Fushë Kosova - Besa | ||
13:00 e diel, 13:00, Skenderaj | Ferronikeli - Llamkos Kosova | ||
14:00 e diel, Mitrovicë | Trepça 89 - Drita | ||
Hajvalia, pushon |