KOSOVA-HAITI
Fitore e Kosovës
5 March, 2014 @16:45
Përfaqësuesja e Kosovës me emrat historik të regjistruar në 11-shen e parë të saj pati paraqitje mbresëlënëse në ndeshje me Haitin.
Pjesa e parë kaloi në raste të shumta të shpërdoruara nga të ftuarit e Albert Bunjakit derisa, Shpëtim Hasani, Ilir Azemi e Albert Bunjaku nuk arritën në disa raste të qindpërqindta të konkretizonin rastet më së të volitshme.
Shikuar në përgjithësi, pjesa e parë ishte e Kosovës, me sulme me organizim, ku u dallua Anel Rashkaj, kapiteni i parë i verdhekaltërve, të veshur me të bardha.
Në pjesën e dytë, përkundër se pak të lodhur kosovarët arritën që të krijonin disa raste ndaj haitianëve, të cilët erdhën më shumë për turizëm në Kosovë, e një gjuajtje e lirë e ekzekutuar mirë - për pak - nuk përfundoi në portën e Haitit.
Sidoqoftë, Kosova tregoi se ka futboll, ka lojtarë, ka dashuri ndaj futbollit, organizim, dëshirë dhe gjithçka tjetër çka i nevojitet FIFA-së e UEFA-së për ta pranuar atë me të drejta të plota.
Shiko fotogalerinë e ndeshjes.
Formacionet
KOSOVA (4-3-3) | HAITI | ||
Samir Ujkani | Dominique Jean-Zéphirin | ||
Loret Sadiku (Lum Rexhepi (65') | Jérôme Mechack | ||
Avni Pepa | Wilde-Donald Guerrier | ||
Fanol Perdedaj | Sony Mustivar | ||
Kristian Nushi | Bertin | ||
Ardian Gashi (Liridon Krasniqi 70') | Renald Metelus (Jean Sony) | ||
Anel Rashkaj | Kervens Belfort (James) | ||
Enis Alushi | Jean-Eudes Maurice | ||
Shpëtim Hasani (Flamur Kastrati 85') | Kevin Lafrance | ||
Albert Bunjaku (Faton Toski 70') | Gary Ambroise (Lambese) | ||
Ilir Azemi (Zymer Bytyqi 65') | Duckens (Vorbe) |