EKSKLUZIVE
Mbushet Adem Jashari
5 March, 2014 @14:01
Stadiumi Adem Jashari po vlon derisa publiku në numër të madh ka frekuentuar Mitrovicën. Rrugët e stërmbushura nga tifozë dhe flamuj të shumtë përcjellin ditën e festës së futbollit kosovar, derisa ka mbetur edhe një orë të fillojë ndeshja historike Kosova-Haiti.
Në pamje mund të shihni pjesën e epërme të stadiumit Adem Jashari të stërmbushur, derisa te vendi ku qëndrojnë gazetarët është vërejtur të jetë vetëm një prizë e rrymës si dhe hapësira e ngushtë - e vështirë për punë.
Sidoqoftë, vazhdojmë.