LEGJIONARI
Beqiraj në Kinë, më i paguari në ekip
5 March, 2014 @12:46
Fatos Beqiraj, ish sulmuesi i Dinamo Zagrebit që së fundi ka kaluar në ekipin kinez Changchun Yatai do të fitojë katërfish më shumë sesa që ka fituar në ekipin kroat.
Mediat kroate kanë bërë të ditura se pas interesimit të ekipit kinez, drejtuesit e Dinamos së Zagrebit kanë pranuar ofertën e tyre dhe e ka liruar kosovarin Beqiraj.
Milioneri Fatos Beqiraj
Ish sulmuesi i Shqiponjës, Besës dhe Buducnostit tashmë është pjesë e Changchun Yatait dhe aty do të jetë lojtari më i paguar me rrogë vjetore prej 700 mijë eurosh, gati katërfish më shumë sesa që ka fituar në Dinamo.
Kontrata e tij 2 vjeçare me klubin kinez do t’ia shtojnë atij në llogari bankare 1.4 milionë euro të sigurta, derisa Dinamo ka fituar 1 milionë euro nga kartoni i tij.
Beqiraj ka edhe nënshtetësi malaziase dhe mbron ngjyrat e reprezentacionit të Malit të Zi.