MENAXHERI DHE BABAI
S’na kontaktoi Man Utd
4 March, 2014 @15:43
Pas super golit të shënuar në fundjavë ndaj Fiorentinës, mediat angleze dhe ato italiane përfolën lajmin se Manchester United ka shfaqur interesim për qendërmbrojtësin me përvojë të kombëtares shqiptare, Lorik Cana.
Gjakovari Cana ka shënuar një super volej ndaj Fiorentinës, që ka qenë edhe goli i vetëm i ndeshjes dhe i fitores për Lazion. Sidoqoftë përvoja e tij dhe shpriti luftarak janë ato që kanë zgjuar interesimin e djajve të kuq.
Mirëpo, në një bisedë me lazionews.eu babai dhe menaxheri i lojtarit, Agim Cana, ka mohuar të jetë kontaktuar nga Manchester United.
“Së pari, Loriku është lojtar i Lazios dhe ka kontratë deri në vitin 2016. Së dyti, askush nga Manchester United apo ndonjë klub tjetër nuk ka kërkuar të flasë me mua për Lorikun,” është cituar të ketë thënë Agimi për lazionews.eu transmeton versioni online i Panorama Sport.
Babai dhe menaxheri i Canës gjithashtu ka bërë të ditur se është tepër e rëndësishme që Loriku të fitojë minutazhë dhe konsistencë më të madhe në ekipin e parë të Lazios, pasi që me ardhjen e Edy Rejas, ai nuk po paraqitet aq shumë te ekipi romak.