CANA
Gol instinkti për familjen
4 March, 2014 @11:59
Pas golit të mrekullueshëm të shënuar në derbi ndaj Fiorentinës, Lorik Cana, duke folë për mediat ka thënë se golin ia ka kushtuar familjes së tij.
“Nuk mendova shumë në atë moment dhe ndoqa instinktin. E kam bërë këtë kur luaja edhe për Olympique Marseille dhe janë gjëra që vinë nga e kaluara kur kam qenë më ofanziv. Tani duhet të shikojmë përpara për të mposhtur edhe Atalantën. Golin ia dedikoj familjes,” ka thënë qendërmbrojtësi i Lazios, Cana, transmeton Panorama Sport.
Lorik Cana ka qenë njeriu që ka shënuar golin e vetëm dhe të fitores në Artemio Francchi ku Fiorentina u ndesh me Lazion. Me golin e tij, Lazio arriti tre pikë mjaft të rëndësishme si mysafir dhe tashmë pret fitore edhe ndaj Atalantas në xhiron që vjen.
Ky ka qenë goli i dytë i Canës këtë stinor në Serie A, pas atij të shënuar ndaj Sampdorias.
Mediat italiane kanë dalë me këto tituj lidhur me ndeshjen Fiorentina-Lazio:
“Corriere dello sport”: Cana, çfarë magjie! Lazio mund Fiorentinën
“Gazzeta dello sport”: Perla e Canës, Lazio fiton në Firencë
“Cittaceleste.it”: Super-Marchetti, Cana një luftëtar
“Fantagazzetta”: Mrekulli e Canës, Lazio fiton në Firencë
“ItaSportPress”: Eurogol i Canës, hesht Firencën
“La Stampa”: Cana mund i vetëm Fiorentinën
“Affari sul web”: Cana dhe Marchetti, heronj në Firencë.