SULMUESI
Kapllani optimist me kuqezinjtë
5 March, 2014 @12:34
Sulmuesi i FSV Frankfurt, Edmond Kapllani, pritet të jetë sot zgjedhja primare e sulmit të kombëtares shqiptare në miqësore me Maltën që luhet në Durrës me fillim në ora 18:00.
Kapllani që ka shkëlqyer këtë stinor me ekipin e tij në Bundesliga 2, duke shënuar 10 gola, kësaj radhe nuk ka ikur nga syri i trajnerit italian të Shqipërisë, Gianni De Biasi.
Franca është e mundshme
Për më tepër ai pret që kombëtarja shqiptare me lojëra të mira t’ia dalë në grupin e vështirë që të arrijë kualifikimin për në Kampionatin Europian Franca 2016.
“Sipas meje çdo grup do të kishte qenë i vështirë, andaj nuk më bën përshtypje se po luajnë kundër Portugalisë. Po të mos ishte Portugalia do të ishte një skuadër ndoshta edhe më e fortë. Imagjinoni po të ishte Gjermania ose Italia. Aty as nuk do të mund të llogarisnim në një pikë. E këtu, në këtë grup çdo skuadër mund të merr pikë nga tjetra, mund të marrim shumë, por edhe asnjë pikë në fund,” ka thënë durrësaku 31 vjeçar në një bisedë me Panorama Sport, para miqësores së sotme ndaj Maltës.
Shqipëria është në grup me Portugalinë, Danimarkën, Serbinë dhe Armeninë - rrugë kjo që duhet kaluar për të arritur në Francë.