CAMP NOU
Puyol lë Barcelonën
4 March, 2014 @20:19
Qendërmbrojtësi i Barcelonës, që ka luajtur edhe si mbrojtës krahu njëkohë, Carles Puyol, ka paralajmëruar se do të largohet në fund të stinorit nga ekipi katalonas.
Njeriu i cili mbron ngjyrat e Barcelonës që nga viti 1995 këtë stinor është ndalur nga lëndimet e shumta.
“Dua t’i falenderoj çdonjërit në klub dhe për çdo gjë që kanë bërë për mua. Arsyeja që jam këtu është se dua t’ju tregojë se ky do të jetë stinori i fundit i imi në Barcelonë si futbollist,” ka thënë Puyol, 35 vjeç.
Ai nuk ka bërë të ditur se a do të vazhdojë karrierën diku tjetër pas përfundimit të këtij stinori, por ka lënë të hapur mundësinë edhe për pensionim nga futbolli, derisa u ka bërë të ditur të pranishmëve në konferencë në shtyp se për çdo pyetje të tyre, detajisht, do të përgjigjet në fund të stinorit kur edhe do të flet për të ardhmen.