KOSOVA-HAITI
11-shja e mundshme historike!
5 March, 2014 @9:13
Përfaqësuesja e Kosovës në stërvitjet e fundit dje pasdite ka dhënë shenja për krijimin e 11-shes së parë.
Përzgjedhësi Albert Bunjaki ka krijuar dy ekipe, ku në njërën 11-she, të llogaritur si më të fortë, ka futur lojtarët për të cilët mendon se do të duhet të debutojnë në këtë ndeshje historike ndaj Haitit.
Formacioni i vizatuar u pa si 4-3-3 dhe të jetë ofanziv, derisa sulmuesi i Greuter Furth, Ilir Azemi, ishte qendërsulmues me ndihmë të Albert Bunjakut dhe Shpëtim Hasanit nga anash.
Njëmbëdhjetëshja e parë e Kosovës pritet të jetë kjo, si në tabelën e mëposhtme.
Kosova 4-3-3:
Portier: | Samir Ujkani | ||
Mbrojtës: | Loret Sadiku, Avni Pepa, Kristian Nushi dhe Fanol Përdedaj; | ||
Mesfushorë: | Anel Rashkaj, Ardian Gashi dhe Enis Alushi; | ||
Sulmues: | Ilir Azemi, Albert Bunjaku dhe Shpëtim Hasani; |