TRANSFERI

Yahoo! nënshkruan me Mourinhon
6 March, 2014 @12:39
Yahoo! është krenar që të njoftojë se ka arritur që të nënshkruajë kontratën më të madhe futbollistike me Jose Mourinhon, ka shkruar sot në ballinën e këtij gjiganti të internetit.
Në fakt, Yahoo! ka arritur marrëveshje me trajnerin e Chelseat, Jose Mourinho, që ky i fundit të jetë ambasador i futbollit në vitin 2014.
Analisti special
Dy herë fitues i Ligës së Kampionëve, me Porton e Interin si dhe dy herë fitues i titullit të kampionit të Anglisë me Chelsean, Mourinho, do të punojë si analist i Yahoosë gjatë verës në periudhën kur mbahet Kampionati Botëror Brazili 2014.
Mendimet e portugezit karizmatik dhe analizat e ndeshjeve do të shkruhen për Yahoonë!