SHQIPËRI-MALTË

Fitore, pas 5 ndeshjesh
5 March, 2014 @19:36
Kombëtarja shqiptare ka arritur të shënojë fitore të lehtë ndaj Maltës në miqësoren e 5 marsit të zhvilluar sonte në Niko Dovana të Durrësit.
Migjen Basha në pjesën e parë dhe Alban Meha në pjesën e dytë me nga një gol kanë qenë golashënuesit e ndeshjes që i kanë dhënë fitoren kuqezinjëve, të parë pas pesë ndeshjeve të fundit.
Basha u gjend më së miri në zonë, pas një goditjeje nga këndi duke shënuar lehtazi në portën e maltezëve, derisa Alban Meha ka shënuar një super gol në minutën e 53-të të takimit duke goditur një torpedo nga afro 40 metra në portën e mysafirëve.
Kjo ka qenë fitorja e parë e Gianni De Biasit prej se rinënshkroi me kuqezinjtë, derisa Shqëipëria ka shënuar fitoren e parë që nga ndeshja miqësore me Armeninë - pas pesë ndeshjeve, 4 kualifikuese dhe 1 miqësore.
Edmond Kapllani ka qenë në krye të sulmit kuqezi pas shumë kohësh, derisa në ndeshje janë dalluar edhe Jahmir Hyka e Ergys Kaçe.
Video
Shqipëria-Malta 2-0
Super goli i Alban Mehës
Shqipëria-Malta 2-0
Çastet më interesante të ndeshjes dhe golat