MEDIA

BOROZANI/ Erdis Driza
Ëndrrat syçelë të serbëve!
6 March, 2014 @14:58
Ndeshja e parë zyrtare ndërkombëtare e përfaqësueses së Kosovës ka pasur interesim të madh nga mediat e huaja, ndërsa interesim të veçantë kanë shprehur edhe mediat shteti fqinj verior, Serbia.
Mirëpo, ndryshe nga shumë media botërore të cilët e përshkruan ndeshjen Kosova - Haiti si një provim i kaluar me sukses për Kosovën, mediat serbe e kishin një këndvështrim tjetër.
Lufta mediale
Portalit serb Telegraf, i ka ‘penguar’ simboli i FFK-së në fanellën e Kosovës, ku sipas tyre FIFA nuk duhet të lejoj një gjë të tillë. Pëveç saj, ky medium në plan të parë ka nxjerrë djegien e flamurit serb nga tifozët kosovarë, duke theksuar se FIFA duhet të reagoj menjëherë për këtë. Madje Telegrafi serb ka shkuar aq larg, sa që përfaqësuesen e Kosovës e ka quajtur “seleksioni i provincës jugore serbe”.
Mediumi tjetër serb, Blic, është munduar ta shëmtojë madhështinë e ndeshjes historike të Kosovës duke e ekspozuar baltën jashtë stadiumit Adem Jashari të qytetit të Mitrovicës.
Champagne jep vizën
Portali serb b92, në artikullin e ndeshjes Kosova - Haiti ka titulluar emrin e Kosovës me fusnotë, kurse ka përdorur edhe terme të pabaza dhe provokuese duke e quajtur stadiumin Adem Jashari, si stadium i emërtuar nga një terrorist.
Megjithatë, mënyra e informimit të serbëve, duke u munduar ta shëmtojnë pamjen madhështore të ndeshjes Kosova - Haiti, kanë mbetur vetëm një tentim nga ta, pasi që vetë nga një zyrtar i lartë i FIFA-s siç është Jerome Champagne, është thënë se Kosova e ka kaluar me shumë sukses provimin e parë zyrtar.
Për ndryshe, Champagne, i cili ishte prezent në stadiumin Adem Jashari për ta përcjellur ndeshjen, pritet të jetë kandidat i ardhshëm për president në FIFA.