FIFA

BOROZANI/ Erdis Driza
Federat serbe ankohet në FIFA për Kosovën
6 March, 2014 @19:36
Federata e Futbollit të Serbisë i dërgoi letër FIFA-së, ku kërkohet që t’i mirret e drejta Kosovës për të zhvilluar ndeshje miqësore ndërkombëtare.
Ky është lajmi më i ri që kanë plasuar mediat serbe, derisa serbët me entuziazëm presin përgjigje pozitive të FIFA-së pasi që sipas tyre rregullat janë shkelur nga FFK-ja.
Mëposhtë po ju përcjellim një pjesë të letrës që ia ka dërguar FSS-ja FIFA-së.
“Pas vendimit të FIFA-së sipas marrëveshjes paraprake, i është lejuar Kosovës që të luajë ndeshja miqësore ndërkombëtare me përfaqësuesen seniore të saj - por me parakushte, asnjë shenjë kombëtare në fanellë, stadium, pa himn dhe me yllin e fusnotës të madhësisë së shkronjës “O” në fanellë. FSS-ja ka vërejtur që në miqësoren e parë lëshime, gabime dhe fyerje karshi simboleve të Serbisë,” shkruan në fillim të kërkesës së Federatës serbe, transmetojnë mediat e atjeshme letrën e dërguar nga Federata e tyre drejt FIFA-së.
“As zyrtarët e FIFA-së nuk reaguan lidhur me logon e të ashtuquajturës FFK, përkundër se ishin të pranishëm në ndeshje. Për këtë kërkojmë përgjigje nga Komisioni Disciplinor i FIFA-së ndaj zyrtarëve të saj në këtë ndeshje. Para ndeshjes, para stadiumit tifozët kanë djegur flamurin serb dhe kanë fyer simbolet e vendit tonë. Edhe gjatë ndeshjes publiku vendor ka fyer kombin dhe shtetin serb,” thuhet ndër të tjera në këtë ankesë të lëshuar nga FSS.
Reagimi i Federatës serbe të futbollit është dërguar sot dhe përveç Sepp Blaterit ata kanë thënë se do të njoftojnë edhe Michel Platininë e UEFA-së lidhur me këtë.
Në anën tjetër, të gjitha mediat e huaja, zyrtarë të lartë të FIFA-së dhe njohës të futbollit kanë dhënë lëvdata si për organzimin e ndeshjes, atmosferën ashtu edhe për futbollistët e lojën e Kosovës në ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare të lejuar nga FIFA.