NIS LIGA

Arkiv
Nis pa gola
7 March, 2014 @19:30
Ndeshja e parë e stinorit pranveror ndërmjet Ferizajit dhe Drenicës e zhvilluar sot në Ismet Shabani të Ferizajit ka përfunduar me barazim pa gola 0-0.
Në fakt Ferizaji ka arritur deri te goli, nëpërmjet njeriut të vetëm që mbeti te bardhekaltërit nga treshja ofanzive e shkëlqyeshme në vjeshtrë. Qëndrim Dautaj tundi rrjetën drenicake, por referi e anuloi këtë me pretekst të pozitës jashtë loje.
Edhepse ndeshja ishte me raste nga të dyja palët, ku Drenica dominoi në 45 minutat e para, e Ferizaji në pjesën e dytë, gol të rregullt nuk kishte në ndeshje dhe kështu skuadrat morrën nga një pikë në ndeshjen e parë të pranverës në Superligë.
Siç dihet, Drenica kishte mposhtur Ferizajin në takimin e parë të tyre në vjeshtë, 3-1.
Nesër dhe pasnesër zhvillohen ndeshjet tjera të Superligës në futboll, derisa me pikët e marra Ferizaji e Drenica kanë mbetur menjëherë pas kryesueses Llamkos Kosova.
Rezultatet dhe tabela aktuale.