LIGA E FEMRAVE

Përvoja vendosi
7 April, 2013 @11:22
Ndeshja e llogaritur si derbi për inkuadrim në Play-Off, i xhiros XII të BKT Ligës së femrave në basketboll, ndërmjet Dritës dhe Trepçës, i ka takuar mysafireve nga Mitrovica.
Përkundër angazhimit maksimal, basketbollistet gjilanase nuk kanë arritur të shënojnë fitoren e shumëdëshiruar ndaj mitrovicaseve, të cilat zënë pozitën e tretë në tabelë, pikërisht me këtë fitore.
Drita u mposht nga Trepça 47-53 mbrëmë, ndërsa trajneri i vashave gjilanase, Afrim Selimi, është shprehur i kënaqur me lojën përkundër humbjes.
“Ndeshja ishte mjaft interesante, që tregon edhe rezultati, mirëpo, fituesin e ndeshjes e vendosi përvoja e lojtareve të Trepçës, si dhe disa gabime të gjyqtarit. Por, gjasat për Play-Off ende janë të gjalla, ne duhet të mposhtim Bashkimin në ndeshjen e fundit dhe do të arrijmë Play-Offin, por sidoqoftë duhet të jemi syçelur, pasi kanë mbetur vetëm edhe dy xhiro deri në përfundim të garave të rregullta,” ka thënë Selimi ekskluzivisht për Borozani.com
Drita aktualisht gjindet në pozitën e katërt të tabelës me 18 pikë, një më pak se Trepça në të tretën dhe dy më shumë se Bashkimi që gjendet në pozitën e pestë, por ka dy ndeshje më pak të zhvilluara aktualisht.
BKT LIGA E FEMRAVE:
Drita - Trepça | 47-53 |