COACH

REUTERS/Eric Miller
1000 fitore nga Adelman
7 April, 2013 @10:10
Trajneri i Minnesota Timberwolves, Rick Adelman, dje me fitoren kundër skuadrës Detroit Pistons, e regjistroi fitoren e 1000-të në karierën e tij të suksesshme.
Në histori të NBA-së, këtë shifër e kanë arritur deri më tani tetë trajnerë të ndryshëm, Don Nelson 1,335 fitore, Lenny Wilkins 1,332 , Jerry Sloan 1,221, Pat Riley 1,210, Phil Jackson 1,155, Larry Brown 1,098 dhe George Karl 1,088 fitore.
Rick Adelman, këto fitore i arriti me skuadrat: Portland Trail Blazers, Golden State Warriors, Sacramento Kings, Houston Rockets dhe Minnesota Timberwovles.