Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHAQ

34shi në pension

REUTERS/Danny Moloshok

34shi në pension


3 April, 2013 @10:18

Los Angeles Lakers e nderoi ish super yllin Shaquille O’Neal, në ndeshjen kundër Dallas Mavericksit, duke ia pensionuar numrin e tij 34, në palestrën Staples Center.

Në këtë ceremoni, Shaq kishte ardhur me familjen e tij, ku përjetuan shumë momente emocionale. O’Neal hasi vështërësi për të folur, megjithatë vazhdoi me disa fjalë: 

Babai im më mësoi shumë gjëra të rëndësishme në lidhje me këtë lojë. Para se të bëhem profesional, ai erdhi tek unë dhe tha, nëse e bën punën të drejtë, ndoshta edhe ti një ditë do të bëhesh sikurse Kareem Abdul Jabbar ose Wilt Chamberlain. Këtu, në këtë sallë, kam kaluar ditë të mrekullueshme, kam përjetuar shijen e kampionit, kam pësuar humbje të rënda, jam argëtuar.

Unë shkova në Miami, por un jam tifoz i Lakersit. Me Kobe-në, kemi luajtur shumë vite së bashku dhe kemi biseduar e diskutuar disa herë. Ndoshta nuk e kemi pëlqyer njëri tjetrin në aspektin sportiv, por në aspektin njerëzorë ne nuk kishim asnjë problem në mes veti,” u shpreh Big Shaq.

Shaquille O’Neal, në draftin e vitit 1992, është zgjedhur në vendin e parë nga Orlando Magic, më pas në vitin 1996 u tranferua në Los Angeles Lakers, ku deri më 2004, ai fitoi tre unaza së bashku me skuadrën e tij. 

O’Neal, kishte kaluar 8 vite në këtë skuadër, gjatë këtyre viteve ai u zgjedhë 3 herë MVP në Play Off dhe 1 herë gjatë  stinorit, ku luajti me mesatare prej 27 pikëve, 11.8 kërcimeve dhe 2.5 bllokadave. Ai, gjithashtu gjendet në pozitën e gjashtë, në listën e koshashënuesve më të mirë në histori të NBA-së.

Shaq, unazën e katërt fitoi me Miamin në vitin 2006. Karriera e tij, është e mbushur me suksese. Ai gjithashtu ka fituar simpatinë në mbarë botën, duke e përzier humorin e tij me punën ku shkëlqeu.


 
Të gjitha lajmet nga NBA