NBA

REUTERS
Kobe Bryant historik
31 March, 2013 @10:37
Kobe Bryant, karierën e tij të shkëlqyer, po vazhdon ta zbukurojë çdo ditë. Black Mamba në ndeshjen kundër Sacramento-së, arriti ta kalojë lojtarin legjendar Wilt Chamberlain, me më së shumti pikë të shënuara në të gjitha kohërat, në histori të NBA-së.
Ai u vendos në vendin e katërt në këtë listë, ku tani përpara tij gjendet Michael Jordan me 32,292 pikë. Kobe pas ndeshjes tha:
“Sinqerisht, gjëja më e madhe për mua është të luaj kaq shumë vite një basketboll në nivel shumë shumë të lartë, kjo është gjëja që më bën të ndihem më krenar,” shprehu profesionalizmin Kobe.
Në krye të kësaj listeje gjendet Kareem Abdul Jabbar me 38,387 pikë, më pas Karl Malone me 36,928 dhe Michael Jordan me 32,292 sosh. Tani mbetet të shihet se deri ku do të arrij Kobe.