Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SPURS

Spurs mposht Clippersin

REUTERS

Spurs mposht Clippersin


30 March, 2013 @9:54

Një duel interesant u zhvillua mbrëmë në NBA, ndërmjet San Antonio Spurs dhe Los Angeles Clippers, në AT&T Center.

Fitues nga dueli doli skuadra e trajnerit Gregg Popovich, me rezultat 104-102. Në ndeshje kishte emocione deri në sekondat e fundit, ku në sulmin e fundit Clippers nuk arriti të shënojë pikë me super yllin Chris Paul dhe përfundoi ndeshja në favor të San Antonio-së.

Më së shumti në ndeshje u dallua ylli veteran, Tim Duncan, me 34 pikë e 11 kërcime, i cili u ndihmua edhe nga françezi Tony Parker me 24 sosh. Ndërsa, në anën tjetër më i miri ishte Blake Griffin, me 18 pikë, por nuk mjaftuan për fitoren e skuadrës hollywoodiane.

San Antonio, në këtë ndeshje regjistroi fitoren e 55-të në Konferencën Perendimore dhe ka 17-të humbje që dërgon në pozitën e parë në këtë konferencë.


 
Të gjitha lajmet nga NBA