BKT SUPERLIGA

BOROZANI/ D.S.
Si erdhi te shtyerja?!
29 March, 2013 @22:06
E tëra filloi në ndeshjen e xhiros së kaluar Bashkimi - RTV 21. Në një moment anëtari i FBK-së, Alban Lumi, iu afrua matësit të kohës, Hamdi Mitrovica dhe i tha që të manipulojë me kohën, e nëse RTV 21 e fiton ndeshjen ky i fundit do të shpërblehet me 50 euro. (Nga kumtesa e SHGJBK-së)
E tërë kjo, në prani të gjyqtarëve të ndeshjes Alban Vula dhe Xhelal Mumini. Për këtë shkak, Shoqata e Gjyqtarëve të Basketbollit të Kosovës, ka kërkuar nga FBK-ja suspendimin e një anëtari të tillë të bordit duke kërcënuar me bojkot. (Nga kumtesa e SHGJBK-së)
Lumi i ka mohuar këto akuza, duke thënë se ka kërkuar vetëm korrektësi nga Mitrovica dhe këto janë manipulime të Komisarit të Garave, Tajar Rifati. (Deklarimet e Lumit për Sport Plus)
Në anën tjetër, Rifati nuk ka dashur të komentojë asgjë, duke mos dashur të merret me Lumin. Ndërsa kreu i FBK-së, Fatmir Gashi, ka kërkuar që gjyqtarët të mos nguten. (Koha Ditore)
Mbledhja e Bordit të FBK-së është dashur të mbahet sot, por për shkak të mungesës së kuorumit, pasi që disa anëtarë të bordit janë me përfaqësueset U-18 në Vienë të Austrisë, ka bërë që të mos diskutohet çështja dhe për këtë arsye xhiroja e XXIII është shtyer për mesjavën e ardhshme.
Mbledhja e Bordit të FBK-së është shtyer për të martën, ku pritet të mirren vendimet dhe të sqarohet gjithçka. (Njoftim i FBK-së)