BASKETBALL WIEN

FBK
Kosova senzacionale
29 March, 2013 @19:38
Përfaqësuesja kosovare U-18, ka mposhtur pak më parë në gjysmëfinale të turneut Basketball Wien 2013, skuadrën Basket Flames dhe ka siguruar finalen e nesërme të këtij turneu.
Sikur në ndeshjen e parë në grup, Kosova ka mposhtur edhe sonte bindshëm ekipin Basket Flames me 30 pikë epërsi, 66-36 dhe ka siguruar finalen e këtij turneu që luhet nesër në ora 13:00.
Përfaqësuesja e Kosovës ka mposhtur të gjithë kundërshtarët e saj deri më tani dhe të gjithë presim që edhe nesër të bëjnë këtë në ndeshjen më të rëndësishme të turneut.
Në finale djelmoshat e Kosovës takohen me skuadrën gjermane, Schwabing që mposhti në gjysmëfinale ekipin Scudety 59-44.
BASKETBALL WIEN - GJYSMËFINALET U-18
Kosova - Basket Flames | 66-36 | ||
Schwabing - Scudety | 59-44 |