BASKETBALL WIEN

FBK
Djemtë në gjysmëfinale
29 March, 2013 @10:49
Përfaqësuesja e meshkujve U-18 e vendit tonë ka arritur që të shënojë fitore në çerekfinale të turneut ndaj skuadrës Arcella me rezultat 60-37.
Me këtë fitore ata kanë arritur që të kualifikohen në gjysmëfinale të këtij turneu.
Kosovarët e udhëhequr nga Albert Sylejmani kanë shënuar tre fitore nga tre ndeshjet e para në grup, me ç‘rast kanë zënë vendin e parë në grupin e tyre.
Ndeshja çerekfinale e zhvilluar sot në ora tetë të mëngjesit ka sjellur fitoren e Kosovës me koshdallim të madh, ndërsa ata sot do të luajnë edhe ndeshjen gjysmëfinale.
Në gjysmëfinale Kosova U-18 do të takohet me ekipin që e kanë pasur në grup, Basket Flames, të cilët i kishin mposhtur 62-33 në ndeshjen e parë të turneut Basketball Wien.
Ndeshja zhvillohet sot pasdite dhe në rast të fitores, djelmoshat do të dalin në finale të garës, që luhet nesër prej orës 13:30.
REZULTATI I ÇEREKFINALES:
Kosova - Arcella | 60-38 |