SAMIRI
BOROZANI/ Edrin Shkuliqi
Porosit bashkëlojtarët
28 March, 2013 @23:07
Njëri ndër basketbollistët më me përvojë të Pejës, Samir Shaptahovic, në deklaratën e tij të dhënë për televizionin 21 ka thënë se bashkëlojtarët e tij po sillen si yje ende pa fituar asgjë.
“Nuk kam koment për ndeshje. I uroj fitoren si sportist 21-shit. Ndërsa bashkëlojtarët i porosisë që të mos mendojnë se kanë arritur në qiell dhe të sillen si yje, duhet të ulemi me këmbë në tokë dhe të vazhdojmë luftën,” ka porositur organizatori i të verdhëve të Pejës bashkëlojtarët e tij pas humbjes së sontme.
Samir Shaptahovic, Alban Veseli dhe Gerti Shima kanë qenë më të dalluarit në ndeshjen e sontme të Pejës, por mungesa e Dardan Berishës dhe e qendrave Ersid Ljuca dhe Blerim Mazreku e ka bërë të veten dhe Peja ka pësuar humbjen e dytë të stinorit në vigjilje të derbit tjetër, me Sigal Prishtinën.
Peja është lidere e BKT Superligës në basketboll dhe ka të regjistruara 20 fitore, krahas 2 humbjeve gjatë tërë stinorit. Pejanët gjithashtu janë pjesë edhe e Final Fourit të Kupës së Kosovës në basketboll.