DRILONI

BOROZANI/Erdis Driza
Kërkon ndihmën e Torcidës
28 March, 2013 @23:38
Basketbollisti më i mirë i Kosovës në vitin 2012, Drilon Hajrizi, vetëm gjysmë ore më parë, ka kërkuar ndihmën e tifozëve të klubit të tij, Trepça, në vazhdim të kampionatit.
Ai u ka bërë thirrje publike në rrjetin social tifozëve, Torcida, që të përkrahin klubin në momente kur ka nevojë më së shumti, sikur tani.
“Atëherë kur ishim së bashku dhe të mobilizuar arritëm triumfin, ndërsa bojkoti i simpatizantëve do të thotë dekurajim dhe çon drejt mossuksesit,” ka shkruar 12-ja e Trepçës.
“Miku i mirë shihet në ditë të vështirë. Prandaj Trepça në mungesë të palestrës ka besim në mikun e vetëm të mbetur, Torcida,” ka përfunduar Driloni shkrimin e tij sonte.
Trepça e cila është kampione aktuale e Kosovës dhe fituese e Kupës, gjindet në pozitën e katërt të tabelës dhe rrezikohet nga RTV 21 në luftë për play-off. E RTV 21 sonte ka befasuar Pejën dhe ende mbanë gjallë shpresat për kualifikim në play-off. Në ndeshjet e ndërsjella RTV 21 - Trepça, prishtinasit kanë shënuar dy fitore krahas një fitoreje të Trepçës.