FBK

BOROZANI/Lis Dorambari
Shtyhet Superliga
29 March, 2013 @20:24
Pas ankesës së Shoqatës së gjyqtarëve dhe mungesës së disa anëtarëve në kuorumin e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, për të shqyrtuar ankesën, për shkak se gjenden në Vienë, është shtyrë xhiroja e XXIII e BKT Superligës së Kosovës në basketboll për mesjavë.
Informatat e plota lidhur me ankesën dhe arsyen e ankesës së SHGJ-së, ju sjellim më vonë, duke ju njoftuar në përgjithësi me problemin e dalë nga loja Bashkimi - RTV 21.
Xhiroja e XXIII e BKT Superligës ka qenë e paraparë të zhvillohet këtë fundjavë, ku spikaste super derbi i basketbollit kosovar, Sigal Prishtina - Peja.