SHIMA

BOROZANI/Erdis Driza
Kërkon ndjesë për humbjen
29 March, 2013 @22:23
Njëri ndër basketbollistët më të dalluar të Pejës këtë stinor, pas Dardan Berishës, padyshim se është shqiptari, Gerti Shima.
Pak më parë, ai ka shkruar në llogarinë e tij personale se i kërkon ndjesë tifozëve për zhgënjim në ndeshjen e fundit, ku Peja humbi nga RTV 21.
“Ne futemi në lojë gjithmonë për të fituar dhe nuk shohim interesat e njërit klub apo tjetrit. Shpresojmë që të kthehemi sa më shpejtë te fitorja dhe kemi nevojë për përkrahjen tuaj për ta arritur qëllimin e përbashkët,” ka thënë Shima, i cili ka shprehur kënaqësinë e tij që është në Pejë dhe ka falenderuar klubin për profesionalizëm.
Peja në ndeshjen e radhës do të ndeshet me Sigal Prishtinën në Prishtinë.