PACERS

REUTERS
Indiana dominon
2 April, 2013 @10:47
Skuadra e Indiana-së, është duke i mbledhur fitoret pothuajse fshehtazi. Ata e regjistruan fitoren e pestë me radhë kundër skuadrës së fuqishme, Los Angeles Clippers. Me hapa të sigurta Pacers, u vendos në vendin e dytë të Konferencës Lindore.
Ndërsa ndeshjes ia nisi sikur rrufe, me një seri prej 10-0. Këtë epërsi e mbajtën gjatë tërë ndeshjes dhe nuk lejuan asnjëherë të kalojë Clippers në avantazh.
Edhepse në fund lojtarët e trajnerit, Vinny Del Negro, me mish e me shpirt u munduan ta kthejnë rezultatin në favor të tyre, ndeshja përfundoi me rezultat 109-106 në të mirën e kundërshtarit.
Tek Indiana u dalluan më së shumti Roy Hibbert me 26 pikë dhe Paul George me 23 sosh. Në anën tjetër Jamal Crawford shkëlqeu me 25 pikë, por shkëlqimi i tij nuk u stolis me fitore.
Indiana Pacers tani ka bilanc prej 48 fitoreve e 27 humbjeve dhe u vendos në pozitën e dytë të Konferencës Lindore.
NBA/ REZULTATET/ SOT:
Indiana Pacers - Los Angeles Clippers | 109-106 |