MIAMI HEAT

REUTERS/Ray Stubblebine
Shpëtimtari Bosh
1 April, 2013 @10:39
Kampioni aktual Miami Heat, në ndeshjen të cilët u detyruan të dalin me mungesa si, LeBron James, Dwyane Wade dhe Mairo Chalmers, me ndihmën e Chris Boshit, arritën ta mposhtin San Antonio-në me rezultat 88-86. Borozani.com
Fitorja nuk erdhi aq lehtë, sepse u përballen dy ekipe që gjenden në krye të konferencave të tyre. Miami e kishte punën më të vështirë, për shkak të mungesave kyçe në skuadër, por në këtë ndeshje shpëtimtari Chris Bosh doli në skenë në sekondat e fundit të ndeshjes, i cili e vulosi fitoren nga vija e treshit.
Krejt në fund, skuadra e trajnerit Gregg Popovich, e kishte rastin për ta barazuar, por françezi Tony Parker nuk arriti të shënojë dhe ndeshja përfundoi me vulën e Boshit.
Chris Bosh luajti me 23 pikë e 9 kërcime dhe ishte më i miri tek Miami. Ndërsa në anën tjetër u dalluan, Tim Duncan dhe Kawhi Leonard me nga 17 pikë secili, që nuk mjaftuan për fitore.
Heat ndeshjen e radhës do të luaj kundër New Yorkut. Ndërsa San Antonio do të luaj me Memphis Grizzlies.