Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NBA

New Yorku po fiton!

REUTERS/Ray Stubblebine

New Yorku po fiton!


6 April, 2013 @10:16

Seria e fitoreve të New Yorkut po vazhdon ende. Ata fitoren e njëmbëdhjetë me radhë e arritën në ndeshjen kundër Milwaukee Bucksit, të cilët nuk ia nisën ndeshjes mirë.

Por në pjesën e dytë të ndeshjes, NY u kthjellë dhe u inkuadrua në lojë, duke e kontrolluar atë deri në fund të saj për ta regjistruar fitoren e 11-të me radhë me rezultat 101-83.

Edhe në këtë ndeshje më i miri ishte Carmelo Anthony. Ai është në një formë shumë të lartë në ndeshjet e fundit, duke treguar lojëra të mrekullueshme. 

Melo luajti me 41 pikë e 14 kërcime, u dallua edhe J.R Smith me 30 pikë e 10 kërcime.

Knicks ndeshjen e radhës do të luaj kundër Oklahoma City-të, pritet të jetë një ndeshje interesante.


 
Të gjitha lajmet nga NBA