Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

OKC

Qëllimi: Vendi i parë

REUTERS/Bill Waugh

Qëllimi: Vendi i parë


5 April, 2013 @10:19

Derbin në Konferencën Perendimore, e fitoi Oklahoma City ndaj San Antonios. Ndeshja kishte rëndësi të madhe, ngase të dyja skuadrat po luftojnë për pozitën e parë në këtë konferencë.

Skuadra e trajnerit Scott Brooks, arriti t’i mposhtë ‘mamuzat’ me rezultat 100-88, por skuadra e Gregg Popovichit, ende është një hap përpara.

Megjithatë, rol të rëndësishëm për fitoren e OKC-së, luajtën Russell Westbrook me 27 pikë, 7 kërcime e 7 asistime dhe Kevin Durant me 25 pikë, 9 kërcime e 6 asistime. Ndërsa në anën tjetër u dalluan Tim Duncan dhe Kawhi Leonard me nga 24 pikë secili.

Oklahoma gjendet në pozitën e dytë në Perendim, me 55 fitore e 20 humbje, një më pak se San Antonio.


 
Të gjitha lajmet nga NBA