Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NEW YORK

NY Knicks, të pathyeshëm

REUTERS/Bill Waugh

NY Knicks, të pathyeshëm


8 April, 2013 @10:51

Fitorja e dymbëdhjetë me radhë e New York Knicks, erdhi në ndeshjen kundër Oklahoma City. Djelmoshat e trajnerit, Mike Woodson, po përgatiten për Play-Off dhe kjo ishte njëra ndër sfidat për të testuar skuadrën se sa janë të gatshëm. 

Arma kryesore e New Yorkut përsëri funksionoi, Carmelo Anthony ishte më i miri për mysafirët, i cili luajti me 36 pikë e 12 kërcime. Ndërsa në anën tjetër Russell Westbrook i shtoi 37 pikë e 11 kërcime por nuk mjaftuan për ta ndalur kundërshtarin.

Skuadra e New Yorkut, ndeshjen e radhës do të luaj kundër Washington Wizardsit.



NBA/ REZULTATI:

New York Knicks - Oklahoma City Thunder 120-125

 
Të gjitha lajmet nga NBA