BKT SUPERLIGA

BOROZANI
Kosova V - Bashkimi, sonte
8 April, 2013 @15:11
Ndeshja e cila nuk u zhvillua mbrëmë në palestrën Jeton Tërstena - Tota të Vushtrrisë për shkak se nga çatia e palestrës pikte shiu në parket, do të zhvillohet sonte.
Kështu, basketbollistët e Sigkos Bashkimit do të marrin edhe njëherë rrugën për në Vushtrri për t’u ndeshur me skuadrën e fundit në tabelë, Kosovën.
Bashkimi ka fituar të gjitha ndeshjet ndaj vushtrriasve dhe të njejtën gjë e pret edhe sonte. Ndeshja është përcaktuar që të zhvillohet prej orës 19:30.
BKT SUPERLIGA, XHIROJA XXIII
19:30 Jeton Tërstena - Tota, Vushtrri | Kosova V - Sigkos Bashkimi | (0-3) Përballjet e deritashme |