Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LAKERS

Fitorja e artë

REUTERS

Fitorja e artë


10 April, 2013 @10:30

Skuadra e Lakersit, arriti një fitore me vlerë të artë. Në mbrëmjen e së cilës pësoi humbje Utah Jazz, djelmoshat e trajnerit Mike D’Antoni, e shfrytëzuan rastin më së miri, duke e mposhtur kundërshtin me rezultat 104-96.

Sërish në skenë ishte Kobe Bryant, i cili luajti me 30 pikë, 6 kërcime e 6 asitime, gjithashtu u dallua edhe spanjolli, Pau Gasol, që bëri double-double me 22 pikë e 11 kërcime.

Los Angeles Lakers, tani gjendet në pozitën e tetë të Konferencës Perendimore dhe është në kufi të Play Offit, që është duke u ndjekur nga Utah Jazz.

Los Angeles Lakers ndeshjen e radhës do të luaj me Portland Trail Blazers.



REZULTATI:

Los Angeles Lakers New Orleans Hornets 104-96

 
Të gjitha lajmet nga NBA