LAKERS

REUTERS/Steve Dipaola
Kobe spektakular
11 April, 2013 @10:48
Black Mamba përsëri e mban në shpinë Lakersin. Ai, kur ishte në krizë skuadra, kishte dhënë një fjalë, se do të jenë në Play Off. E tani, Kobe është duke bërë çdo gjë për të inkuadruar në Play Off skuadrën e tij.
Në ndeshjen kundër Portland Trail Blazers, ai ishte më i disponuari për fitore, i cili luajti me 47 pikë, 8 kërcime e 5 asistime, gjithashtu Pau Gasol u dallua me 23 pikë dhe Dwight Howard me 20 sosh.
Ndërsa tek Portlandi, shkëlqeu rookie Damian Lillard me 38 pikë, i cili është duke dhënë shpresë për vitet në vijim për skuadrën e Portlandit.
Los Angeles Lakers gjendet në pozitën e tetë në Konferencën Perendimore, ku është një fitore më përpara se sa Utah Jazz.
REZULTATI:
Portland | Lakers | 106-113 |