TELEBOYS

BOROZANI/ Erdis Driza
Ëndrra e shekullit 21
13 April, 2013 @22:11

Ëndërra për playoff tani mund të bëhet shumë lehtë realitet për skuadrën promovuese në BKT Superligë, RTV 21.
Skuadra prishtinase me një këmbë është në playoff pasi e mposhti rivalin e drejtëpërdrejtë të saj, Trepçën, me rezultat të thellë 78-61.
Teleboysat seriozitetin e tyre për këtë lojë e treguan që në çerekun e parë, i cili përfundoi me rezultat 26-10, ndërsa me lojë të mirë u dallua Kendrick Jones.
Në çerekun e dytë në një rast 21-shi arriti të shënojë dyfishin e pikëve të Trepçës, kur rezultati u bë 32-16, mirëpo më pas kampioni aktual me anë të dy treshave të Valdrin Haxhiu arriti që sado pak ta ngushtojë disavantazhin dhe pjesa e parë u përmbyll me rezultat 38-27.
Edhe çereku i tretë kaloi me dominim të prishtinasve, të cilët me lojë të disciplinuar dhe kolektive shënonin me lehtësi, derisa xehetarët, pa zgjidhje në sulm, mundoheshin t’i bëjnë ballë me anë të tentimeve të shumta për tre pikë.
Në vazhdim Teleboysat vazhduan ta mbajnë kontrollin e lojës deri në fund, ndërsa epërsia e thellë shkaktoi dekoncentrim total te lojtarët e Trepçës.
Në fund, RTV 21 shënoi fitore ndoshta më të rëndësishme të stinorit, duke e mposhtur Trepçën me epërsi prej 17 pikëve, 78-61.
RTV 21 (Statistikat individuale)
1 | Kendrick Jones | 25 pikë | 11 kërcime | 3 asistime |
2 | Brandon Roberson | 18 pikë | 7 asistime | 1 kërcim |
3 | Urim Zenelaj | 15 pikë | 9 kërcime | 2 bllokada |
4 | Ersan Ozseven | 12 pikë | 12 kërcime | 3 asistime |
5 | Elvan Iljazi | 8 pikë | 2 kërcime | 1 asistim |
TREPÇA (Statistikat individuale)
1 | Gazmend Asllani | 20 pikë | 7 kërcime | |
2 | Drilon Hajrizi | 13 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
3 | Dennis Mims | 7 pikë | 4 kërcime | 2 asistime |
4 | Valdrin Haxhiu | 7 pikë | 3 kërcime | 2 asistime |
5 | Ryan White | 6 pikë | 4 asistime | |
6 | Fikret Hanxhiç | 4 pikë | 4 kërcime | 1 bllokadë |
7 | Samir Zekiqi | 4 pikë | 2 kërcime |