PRISHTINA

BOROZANI/ Erdis Driza
Prishtina turpëron Bashkimin
14 April, 2013 @22:13
Hesapet e Sigkos Bashkimit për ta mposhtur Sigal Prishtinën dhe për ta rrëmbyer vendin e dytë në tabelë të prishtinasve, ranë në ujë. Bardhekaltërit u treguan superior ndaj Bashkimit, të cilin e mposhtën me epërsi prej 26 pikëve.
Çereku i parë i ndeshjes ishte afërsisht i barabartë. Prishtinasit në këtë pjesëlojë shënonin me anë të qendrave Julian Terrell dhe Akida McLain, derisa prizrenasit më të saktë ishin në tentimet për tre pikë.
Inkuadrimi në lojë i Fisnik Rugovës dhe të Edmond Azemit në çerekun e dytë, e forcoi dukshëm mbrojtjen e Sigal Prishtinës, e cila pësoi vetëm 7 pikë në këtë çerek, derisa në fund të gjysmëlojës semafori tregonte epërsinë prej 19 pikëve të vendasve, 45-26.
Në dy çerekët e mesëm të ndeshjes, Bashkimi arriti të shënojë vetëm 7 pikë (3 herë) nga loja, kurse te Prishtina secili lojtar e kreu detyrën e tij në mënyrën më të mirë, si në mbrojtje, ashtu edhe në sulm, ndërsa pas gjysmë ore lojë rezultati ishte 70-36 për ekipin e Ahmet Kandemirit.
Periudha e fundit e ndeshjes, që përfundoi me rezultat 15-23, ishte vetëm formalitet, pasi dilema e fituesit kishte marrë fund dhe e vetmja gjë që u arrit nga prizrenasit ishte ngushtimi i epërsisë së thellë.
Kjo është humbja më e thellë e stinorit për Sigkos Bashkimin, derisa trajneri prishtinas, Ahmet Kandemir, regjistroi fitoren më të thellë ndaj skuadrave të TOP 4-shes.
Tabela aktuale dhe rezultatet e deritashme.
SIGAL PRISHTINA (Statistikat individuale)
1 | Julian Terrell | 19 pikë | 9 kërcime | 2 asistime |
2 | Alvin Snow | 15 pikë | 2 kërcime | 2 asistime |
3 | Akida McLain | 11 pikë | 6 kërcime | 2 asistime/ 1 bllokadë |
4 | Fahri Breca | 11 pikë | 1 asistim | 1 kërcim |
5 | Fisnik Rugova | 9 pikë | 6 kërcime | 3 asistime |
6 | Edmond Azemi | 8 pikë | 4 kërcime | |
7 | Granit Rugova | 4 pikë | 3 asistime | 2 kërcime |
8 | Leonard Mekaj | 4 pikë | 2 asistime | 1 kërcim |
9 | Besnik Podvorica | 2 pikë | 1 kërcim | |
10 | Hekuran Binxhija | 2 pikë | 1 kërcim |
SIGKOS BASHKIMI (Statistikat individuale)
1 | Rokas Uzas | 18 pikë | 4 kërcime | 2 asistime/ 1 bllokadë |
2 | Kejuan Johnson | 15 pikë | 4 kërcime | 3 asistime |
3 | Mark Dawson | 12 pikë | 7 kërcime | 3 bllokada |
4 | Muhamed Hasani | 5 pikë | ||
5 | Mustafë Merovci | 3 pikë | 2 kërcime | |
6 | Qëndrim Biraj | 3 pikë | 2 kërcime | |
7 | Valentin Spaqi | 3 pikë | 1 kërcim |