LIGA E PARË

Studenti Official
Studenti, gati për Superligë
15 April, 2013 @14:50
Basketbollistët e Studentit e udhëhequr nga trajneri, Hekuran Husaj, kanë nxjerrë biletën për BKT Superligë, mbrëmë.
Studenti, përkundër se ka pësuar humbjen e parë në Ligën e Parë, nga Kastrioti mbrëmë, ata për shkak se kanë humbur me koshaverazh më të ulët sesa në përballjen e parë ndërmjet tyre të zhvilluar në Pejë, mbeten ende në vendin e parë të tabelës.
Kastrioti ka mposhtur Studentin 90-87 mbrëmë, derisa në ndeshjen e parë 85-69 kishte pësuar nga Studenti në vjeshtë.
Studenti gjendet në vendin e parë të Ligës së Parë me 11 fitore dhe 1 humbje nga 12 ndeshje, derisa Kastrioti ka 10 fitore dhe 1 humbje nga 11 ndeshje të zhvilluara.
Kështu, nëse në dy ndeshjet e mbetura Studenti nuk bën ndonjë gabim fatal që të pësojë nga Malisheva ose Ylli i Suharekës, talentët e bashkuar të Pejës do të bëhen ekipi i dytë pejan në BKT Superligë.