Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KNICKS

Veteranët sjellin fitoren

REUTERS/Adam Hunger

Veteranët sjellin fitoren


21 April, 2013 @15:21

Kampioni i koshashënuesve në NBA, Carmelo Anthony, shënoi 36 pikë, por kanë qenë veteranët Jason Kidd dhe Kenyon Martin që ia sollën fitoren New York Knicksit ndaj Boston Celticsit 85-78 në ndeshjen e parë të Play-Offit. 

Veteranët, Jason Kidd (40 vjeçar) dhe Kenyon Martin (35 vjeçar), kanë arritur të marrin disa kërcimë tejet të rëndësishme, kanë vjedhur topa kyq dhe kanë bërë lojë fantastike, në fitoren e New York Knicks në ndeshjen e parë të Play-Offit ndaj Boston Celtics në Madison Square Garden, 85-78. 

Kidd ka bërë tre vjedhje topi, ndërsa ka gjuajtur veten në parket për të shpëtuar një top të humbur në çerekun e fundit për t’i dhënë shtytje ekipit të tij në fitoren e sotshme. 



NBA PLAY-OFFS

New York Knicks - Boston Celtics 85-78 1-0 në seri

 
Të gjitha lajmet nga NBA