FINAL FOUR

PK Fotografie
Kthehet Kurshumliu
20 April, 2013 @21:23
Faton Kurshumliu, refer i mirënjohur i basketbollit i cili aktualisht gjykon ndeshjen në Bundesligën gjermane, do të vijë në Kosovë për t’i ndihmuar referëve të këtushëm në ndarjen e drejtësisë në përfundimtaret e BKT Superligës dhe Kupës së Kosovës.
Kështu ka njoftuar FBK-ja në faqen zyrtare të saj, pas mbajtjes së mbledhjes së bordit dje.
Final Four i Kupës së Kosovës mbahet në Prizren, duke filluar të mërkurën që po vjen, ku në gjysmëfinale takohen Sigal Prishtina - Trepça dhe Sigkos Bashkimi - Peja.
Ndërsa Play-Off i BKT Superligës fillon pas përfundimit të garave të Final Fourit të Kupës.