BIBL

BOROZANI/Erdis Driza
Sot vendoset definitivisht
20 April, 2013 @12:36
Sot është ditë stresi për basketbollin kosovar. Krerët e basktbollit tonë, gjinden në Bullgari ku sot pritet që të mirret vendimi përfundimtar lidhur me lejimin ose jo të skuadrave kosovare për të marrë pjesë aty. Borozani.com
Vjet, FBK-ja morri konfirmimin nga FIBA për të qenë pjesë e BIBL (Ligës Ballkanike), mirëpo gjithçka mund të ndodh sot kur gjërat definitivisht vendosen.
Kosovarët kanë marrë përkrahje të madhe nga krerët e basketbollit maqedonas, ku kryetari i Federatës Maqedone, Daniel Dimevski, ka dhënë sinjale pozitive për vendin tonë, ndërsa vetë ai kryen edhe detyrën e Komesairit të Garave në BIBL.