Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLAY OFF

Gjithçka e barabartë

Gjithçka e barabartë


19 April, 2013 @23:47

Jamon Lucas ishte heroi i mbrëmjes, që e ngriti në këmbë palestrën Abdi Ipekçi të Anadolu Efesit. Në sekondat e fundit, Lucas arriti të shënojë pikët e arta të Efesit, të cilët mposhtën kampionin aktual Olympiacos, me rezultat të ngushtë 74-73.

Tek Efesi u dalluan, Jordan Farmar me 15 pikë, Semih Erden i cili bëri double-double me 12 pikë e 12 kërcime dhe heroi i natës Jamon Lucas me 10 pikë. Ndërsa në anën tjetër Acie Law shënoi 15 pikë, por nuk mjaftuan për ta përfunduar serinë.

Ndeshja e fundit e serisë, do të luhet me 26 prill në Greqi. Fituesi do të përballet në Final Four me CSKA Moskën.

Skema



REZULTATI:

Anadolu Efes - Olympiacos 74-73

 
Të gjitha lajmet nga Euroleague