LIGA BALLKANIKE

BOROZANI/Erdis Driza
Sigal Prishtina në BIBL
20 April, 2013 @18:28
Mbledhja e Bordit të Ligës Ballkanike, që pritej në ethe përkundër fjalëve të mira për ne, më në fund solli një lajm të mirë.
Sigal Prishtina prej stinorit të ardhshëm do të jetë pjesë edhe e kësaj lige. Skuadra kosovare në këtë ligë, pra Sigal Prishtina, do të jetë e barabartë dhe me të drejta të njejta sikurse të gjitha skuadrat tjera, ka njoftuar Express.
Kështu, sot u aprovua edhe kërkesa zyrtare e Federatës së Basketbollit të Kosovës, për pjesëmarrje të një ekipi kosovar në këtë ligë. Inspektimi i bërë gjatë stinorit vjeshtor nga BIBL, kur në Kosovë kishte qëndruar Shay Shtriks, kishte përzgjedhur Sigal Prishtinën si ekip më serioz, më i organizuar dhe arsyeja tjetër ka qenë afërsia me aeroportin.